​Pezullohen fluturimet nga Rinasi deri më 8 prill

Pezullohen fluturimet deri ditën e mërkurë, në orën 10:00, në Aeroportin “Nënë Tereza në Tiranë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Lajme

07/04/2021 17:45

Negociatat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kontrollorëve dështuan më herët gjatë ditës, duke bërë që ata të merrnin vendimin për të pezulluar punën deri më 8 prill.

Edhe pse ata kërkuan që situata e tyre të mos politizohej, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta lëshuan akuza të ndërsjella duke bërë me faj njëri-tjetrin për këtë situatë.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.