Tea e pranon se edhe Andi ishte në lidhje gjatë kohës kur ishin në “Përputhen”

Tea ka zbuluar të pathëna nga ish-konkurrentët e "Përputhen".

ShowBiz

06/04/2021 13:18

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni vendosi që të flasë publikisht rreth ndarjes nga Beart Rexhepi, shkruan lajmi.net.

Lidhja e dyshes nuk zgjati shumë, ndërsa në intervistën e fundit, Tea tha se marrëdhënia e tyre u bë toksike, andaj i ndanë rrugët.

“Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, poashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme”, u shpreh ajo.

Ajo tha se një faktor kryesor që ndikoi në ndarjen e tyre ishte xhelozia, ngase thekson se nuk i ishte ndarë Beartit në asnjë moment dhe kishte lënë pas gjithë gjërat e tjera.

Por, gjatë rrëfimit të saj, Tea tha se edhe Andi ka qenë në lidhje në një vajzë gjatë kohës kur ishin në emision, megjithatë nuk tregoi nëse ajo ishte Melisa. /Lajmi.net/