Pirlo flet për mundësinë e rikthimit të Dybala, McKennie dhe Arthur kundër Napolit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk ishte fare i kënaqur me epilogun e “Derby della Mole”.

Sport

04/04/2021 08:47

Pirlo deklaroi se skuadra ishte e ngurtë dhe se pësuan nga gabimet e veta, shkruan lajmi.net.

Italiani theksoi se nëse “Bianconerët” duan ta shpëtojnë këtë sezon, ata nuk duhet ta humbin koncentrimin siç kanë bërë deri tani.

Ai u ndal të flasë edhe për ndeshjen ndaj Napolit e cila do zhvillohet të mërkurën.

“Është një finale që e kemi obligim ta fitojmë për të mos humbur hapim me skuadrat e para në tabelë”, tha ai.

Pirlo u pyet nëse do të rikthehen në këtë sfidë edhe treshja e suspenduar, Dybala, McKennie dhe Arthur.

“Nuk kam vendosur ende, kam gjëra të tjera në mendje tani ne këto momente”, tha Pirlo./Lajmi.net/