Përfundon baras “Derby della Mole”, Ronaldo shpëton skuadrën nga disfata

Juventus dhe Torino janë ndarë baras në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.

Sport

03/04/2021 19:57

Juventusi dhe Torino dhuruan spektakël në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Alvaro Morata dhuroi një asistim për Federico Chiesan, I cili shënoi në min (13’).

Sanabria shënoi në min (27’) për të barazuar rezultatin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras.

Në pjesën e dytë, Sanabria doli në skenë sërish për ti dhënë avantazhin Torinos.

Sanabria shënoi në min (46’).

Juventus tentoi disa here për të barazuar, Cristiano Ronaldo shënoi në min (81’) për të shpëtuar skuadrën nga disfata.

Rezultati përfundimtar, Torino 2-2 Juventus./Lajmi.net/