Kriza politike në Kosovë, Mexhide Demolli: Duhet të merrej opinion nga Komisioni i Venecias

as dështimit të nismës për të ndryshuar ligjin për zgjedhjet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërcënon me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk votohet Vjosa Osmani për Presidente. Sipas Kurtit, përgjegjësia bie mbi opozitën.

Lajme

03/04/2021 12:42

Për këtë situatë politike ka pasur edhe reagime nga Shoqëria Civile. Mexhide Demolli, drejtuese e Lëvizjes “Fol” u shpreh në Euronews Albania se ky proces kaq i rëndësishëm duhet të ishte më gjithëpërfshirës.

“Një proces kaq i rëndësishëm duhet të jetë më gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje si të opozitës dhe me konsultim me organizatat e Shoqërisë Civile, publikun dhe duhet të kërkohej edhe opinioni i komisionit të Venedikut (Vencias)”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi më tej se edhe ndryshimet e propozuar në ligj, nuk i adresojnë të metat e këtij ligji.

“Në do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme. Si organizata të Shoqërisë Civile do të luajmë rolin tonë në monitorimin e të gjitha hapave që do të marrë kjo qeveri dhe nuk do të lejojnë që demokracia në Kosovë të komprometohet në këtë mënyrë”, përfundoi ajo.