Lazio do veshë fanellë të veçantë përpara ndeshjes ndaj Spezias

Lojtarët e Lazio do të veshin një fanellë të veçantë duke kujtuar talentin e ekipit të të rinjve Daniel Guerini, i cili vdiq në një aksident me makinë.

Sport

03/04/2021 10:13

Mesfushori kishte festuar ditëlindjen e tij të 19-të vetëm disa ditë para aksidentit fatal në Romë më 24 mars, përcjell lajmi.net.

Ai ishte anëtar i ekipit të të rinjve Primavera dhe gjithashtu kishte kaluar kohë në akademinë e të rinjve në Torino.

Varrimi i tij u mbajt këtë javë në kryeqytet, ku morën pjesë lojtarë, Presidentë dhe tifozë të ndryshëm.

Lazio do të veshë një fanellë të veçantë përpara ndeshjes së sotme të Serie A kundër Spezia, duke e kujtuar Guerini me krenari./Lajmi.net/