Fejohet Khloe Kardashian? Komenti i Tristan Thompson merr vëmendjen e ndjekësve

Tristan i lë koment flirtues Khloes në foton ku tregon diamantin masiv.

ShowBiz

02/04/2021 23:58

Khloe Kardashian edhe një herë ngjalli spekulime se ajo është fejuar, ndërsa postoi një foto me unazë diamanti në gishtin e martesës në Instagram, të enjten, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ylli i KUWTK, 30 vjeçe dhe partneri i saj, Tristan Thompson 30 vjeç, i shtuan ‘benzin’ zjarrit me veprimin e fundit.

Lojtari i Boston Celtics la një koment flirtues nën imazhin e nënës së fëmijës së tij, teksa vendosi një përzgjedhje të emojive me sy zemra dhe diamante.

Ajo tregoi thonjtë shumëngjyrësh, duke treguar në mënyrë të dukshme edhe unazën e madhe prej diamanti.

Khloe kohën e fundit është shfaqur shpesh me unazën pçrej diamanti, madje e kishte atë edhe në kampanjën reklamuese të Good American. /Lajmi.net/