Milik do transferohet nga Marseille tek Juventus në verë

Sulmuesi i Marseille, Arkadiusz Milik pritet të rikthehet në Itali.

Sport

02/04/2021 16:47

Sipas një artikullit ë “L’Equipe” sulmuesi polak do të rikthehet në Itali, transmeton lajmi.net.

Milik u transferua në Marseille në janar të këtij viti si huazim me të drejtë blerje, por sipas gazetës franceze ai të ardhmen e ka në Torino.

Marseille po përballet me probleme të brendshme në klub, dhe sipas L’Equipe nuk do të aktivizohet blerja përfundimtare prej 12 milionë eurosh.

Por, kjo nuk do të ishte problem për Juventusin, që do të mund ta kishin një opsion të lirë, ku dihet se çmimi i Alvaro Moratas shkon mbi 50 milionë euro.

Milik do të ishte një zgjidhje e mirë për “Bianconerët” në sulmin e tyre, pasi prezenca e tij do lejonte hapësira për Ronaldon./Lajmi.net/