Leonardo Bonucci pozitiv me COVID-19

Juventus ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

01/04/2021 15:04

Gjiganti italian ka konfirmuar se pasi Bonucci është rikthyer nga Kombëtarja e Italisë ka dal pozitiv me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar “Zonja e Vjetër” përmes një komunikate:

“Leonardo Bonucci ka dal pozitiv në testin e COVID-19. Lojtari është izoluar në shtëpi”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, klubi italian më herët kishte konfirmuar që edhe Merih Demiral ka dal pozitiv me COVID-19./Lajmi.net/