Trajneri i Gremios konfirmon: Kam biseduar me Douglas Costan, është i interesuar

Anëtari i Bayern Munchen, Douglas Costa është pranë largimit nga Allianz Arena.

Sport

29/03/2021 14:55

Douglas Costa erdhi si huazim me të drejtë blerje nga Juventusi në fillim të sezonit, por si duket nuk ka bindur drejtuesit “Bavarezë” por as ata “Bianconerë”, shkruan lajmi.net.

Opsioni i Costas duket të jetë ish-klubi i tij, Gremio, ku tani edhe trajneri i tyre e ka konfirmuar se kanë biseduar me lojtarin.

Costa u largua nga Gremio në vitin 2010 ku u transferua në Ukraine tek Shakhtar Donetsk.

Trajneri i Gremios, Renato Portaluppi, ka deklaruar se ka folur me Costan.

“Kam folur personalisht me të gjithë, Santos Borre i Riverit, Rafael Carioca i Tigres dhe Douglas Costa”, tha ai.

“Janë të gjithë të gatshëm të vijnë tek Gremio, por ka edhe gjëra që na ndalojnë, shembull parametrat ekonomikë”, shtoi ai.

“Kam folur shumë herë me Douglas Costan, ai është i interesuar të vijë, për Rafael Cariocan problemi është ekonomik, varet nga Gremio jo nga unë”, tha Portaluppi.

Costa ka kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin, dhe një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon./Lajmi.net/