Tottenham interesohet për Ramsey

Raportimet vazhdojnë të rriten se dyshja mesfushore, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot priten të largohen nga Juventusi, derisa Tottenham i është bashkuar garës për uellsianin.

Sport

28/03/2021 18:15

Të dy lojtarët u transferuan si agjentë të lirë, por dështuan të gjejnë vend në formacionin e Pirlos me Ramsey që u lëndua shpesh, derisa puna e Rabiot nuk impresionoi, transmeton lajmi.net.

Mediat italiane raportojnë se dy lojtarët do largohen në verë, që të rriten fundet për të realizuar transferime të tjera.

Sipas Tuttomercatoweb dhe The Sun, Tottenham është vërtet i interesuar për Ramsey.

Do ishte transferim befasi duke konsideruar se lojtari kaloi shumicën e karrierës te rivali lokal, Arsenal.

Ramsey gjithashtu kërkohet edhe nga gjigantët e tjerë anglez, si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United./Lajmi.net/