Juventus synon sërish transferimin e Aouar

Juventus nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar dhe shpresojnë se Mattia de Siglio mund t'iu ndihmojë të zbresin çmimin e Lyonit.

Sport

28/03/2021 17:27

22-vjeçari që një kohë të gjatë është në ‘radarin’ e “Bianconerëve”, edhe pse kanë garë nga Arsenal, transmeton lajmi.net.

Sipas Tuttomercatoweb, gjiganti italian shpreson se Lyon ta aktivizojë opsionin e blerjes për De Sciglio që është huazim në Francë.

Kjo do lejojë që Juventus të zbres transferimin nga 40 milionë euro në 10 milionë euro.

Pos kësaj, qëndrimi i De Sciglio do ndikojë që lidhja mes dy skuadrave të bëhej edhe më e fuqishme.

Aouar ka kontratë deri në vitin 2023 dhe këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar katër asistime në 26 paraqitje./Lajmi.net/