Lajm i mirë për Conten, Handanovic shërohet nga COVID-19

Portieri i Interit, Samir Handanovic, ka kaluar me sukses COVID-19.

Sport

28/03/2021 14:11

Samir Handanovic është rikuperuar tërësisht nga COVID-19 dhe mund të paraqitet në ndeshjen kundër Bolonjës pas pushimit të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, “Katar 2022″, transmeton lajmi.net.

Handanovic kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në 17 Mars, por sipas”LaGazzettadelloSport”, testi i fundit që iu nënshtrua slloveni doli negativ.

Interi nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin në fjalë.

36-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët në vijim në mënyrë që të bashkohet me shokët e skuadrës.

Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino janë ende pozitivë për COVID./Lajmi.net/