Chelsea kërkon sulmuesin e Interit, në rast se dështon transferimi i Haaland

Skuadra angleze, Chelsea, thuhet se dëshiron të blejë Erling Haaland, por se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë ata kanë gati objektivin tjetër.

Sport

27/03/2021 20:23

Fjala bëhet për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, i cili po shkëlqen për “Nerazzurrët” që nga transferimi i tij në Itali, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit të “Bild”, Chirstian Falk, Thomas Tuchel është i interesuar që ta transferojë Erling Haaland, por në rast se “The Blues” dështojnë të sigurojnë shërbimet e norvegjezit, atëherë alternativa është Romelu Lukaku.

Kujtojmë që Lukaku ishte pjesë e Chelseat nga viti 2011 deri në vitin 2014./Lajmi.net/