Komuna e Prizrenit shkel ligjin, ia përshtat tenderin vetëm një kompanie

Komuna e Prizrenit e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka po vazhdon të kurdis tenderët.

Lajme

27/03/2021 17:59

Një tender i hapur në fillim të muajit mars nga prokurimi i Komunës së Prizrenit ka bazë që të bëhet subjekt për hetuesinë.

“Furnizim me pajisje medicionale për nevojat e shërbimeve shëndetësore të QKMF-së,QMF-ve dhe AMF-ve”. Kështu quhet thirrja e komunës ku fton në garë kompanitë që të ofertojnë. Por, lajmi.net ka zbuluar se specifikacionet teknike që janë vendosur aludojnë në operatorët selektiv dhe favorizues.

Vlera e parashikuar e kontratës është 60 mijë euro.

Disa nga specifikat teknike që janë vendosur për këtë tender bien ndesh me disa nene të Ligjit të Prokurimit Publik. Lajmi.net ka gjetur se disa prej specifikacioneve i janë përshtatur prodhuesve të caktuar për të cilët është i autorizuar në Kosovë vetëm kompania nga Prizreni “Konti” shpk. Kjo kompani vitin e kaluar ka fituar thuajse të gjithë tenderët në Prizren që kanë të bëjnë me furnizim të pajisjeve medicinale.

Dy pozicionet më të rëndësishme të këtij tenderi janë pozicioni 12 ku është kërkuar një “PH Helter System”  dhe pozicioni 13 ku janë kërkuar 13 “ECG 6/12channel with 12 channel analysys an interpreton”. Pozicioni i 12 i është përshtatur prodhuesit “Labtech”, ndërsa i 13 prodhuesit  “Nihon Kohden”. Autorizues i vetëm ekskluziv për Kosovë i këtyre dy prodhuesve është kompania “Konti” shpk.

Lajmi.net ka shikuar specifikacionet teknike në DT “Paramasat e reja per paisje mjekësore” dhe i ka krahasuar ato me specifikacionet teknike për pozcionet

Me pak ndryshime kozmetike, komuna ka caktuar njësi matëse të saktë si me mm, cm, kg, prodhues etj, që janë në kundërshtime me LPP.

Për pozcionet 5,14,15 është dashur te caktohet min -+5% e devijime sepse madhësitë janë fikse, pra ato është dashur që të jenë variabil dhe te ketë minimum dhe maksimumin të lejuar. Pra, sipas asaj që ka parë lajmi.net, specifikacionet 1,2,4,7,12,13,14, 15 janë ne kundërshtim me LPP sepse është favorizuar një prodhues i caktuar.

Specifikat teknike për pozicionin 12 që i është përshtat kompanisë “Labtech”

Oferta e njëjtë e “Labtech”

Pozicioni i 13 i kërkuar nga komuna “ECG 6/12 Channel” që i është përshtatur prodhuesit “Nihon Kohden”. Pra ECG Model Cardiofax S

 

Oferta që mund të shihet edhe në internet e “Nihon Kohden” me pak ndryshime kozmetike:

https://www.mesm.com/products/ecgs/nihon-kohden-cardiofax-s-1250a/

Në pozicionin e parë janë kërkuar nga komuna 10 “Oxygen conncentrator –Respiratory AID”. Specifikat teknike të komunës për këtë pozicion i janë përshtatur prodhuesit “Areti”.

Oferta në internet e “Areti” është identike me kërkesën e komunës me një ndryshim të vogël kozmetik:

http://medicalmarketbd.com/product/areti-oxygen-concentrator-ae-5/

Tek një tjetër pozicion janë kërkuar nga komuna 50 copë Stethoscope:

Komuna ka paraqitur të dhëna të marr nga internet te je hulumtim shkencore qe kanë për prodhuesi “Littmann Stethoscopes”:

https://ibristy000.commons.gc.cuny.edu/technical-description/.

Në një pozicion janë kërkuar 10 copë Pharmaceutical Refrigerator /Medicine Freezer:

Në këtë rast, prokurimi komunal do të duhej duhet te caktonte devijimin -+5 sepse valumi standard është nga 385L deri 425L.

Komuna ka kërkuar 50 produktet “SPHYGMOMANOMETERES ADULT”:

Specifikat teknike janë bërë copy past nga një prodhues:

https://itemscatalogue.redcross.int/detail.aspx?itemcode=XMEQSPHYRIA&from=kit.

Në një pozicion, komuna ka kërkuar një karrige gjinekologjike.

Edhe këtë produkte, prokurimi komunal ia ka përshtatur një prodhuesi të vetëm, ku shihet qartë ku janë përcaktuar sa sa kg,mm,cm etj duhet të ketë:

https://avantehs.com/p/avante-milano-ob20-obgyn-procedure-chair/1562

https://storage.googleapis.com/avante/documents/Avante_Milano_OB20.pdf

Tenderi është në fazën ku ka përfunduar afati i garës për pjesëmarrje.

Kriteret e përdorura nga prokurimi komunal bien ndesh me Nenin 7 të LPP-së, Barazia ne Trajtim/Jo-Diskriminimi- Pra në bazë të nenit 7 paragrafi 1 thotë se “Autoriteti kontraktues do ti trajtoj operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jodiskriminuese dhe do të veprojë në mënyrë transparente kurse paragrafi 2. Autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik” AK duke përcaktuar specifikacione teknike ku ka favorizuar një prodhues të vetëm dhe specifikacionet teknike janë eliminuese, selektive dhe bien ndesh me Nenin 7 paragrafin 1 dhe 2 sepse AK ka reduktuar dhe eliminuar konkurrencën në këtë aktivitet të prokurimit.

Neni 28 ‘Specifikimet teknike’ -Komuna nuk e ka respektuar Paragrafin 2 “Autoriteti kontraktues do t’i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të jenë në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik” duke u bazuar në këtë nene, AK në DT për pajisjet mjekësore ka përcaktuar specifikcacione teknike në kundërshtim me LPP Neni 28.

Specifikacionet teknike janë në kundërshtime me LPP neni 7 dhe Neni 28 sepse AK ka favorizuar prodhuesit e caktuar ku vetëm një kompani është distributor për Kosovë dhe drejtpërdrejt AK ka favorizuar atë.

Kurse pragrafi 7 i Neni 28 citim “Autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të veçantë ose ndonjë prodhimi”.

Kompania “Konti” është duke fituar të gjithë tenderët e kësaj natyre në Komunën e Prizrenit. Disa nga kontratat e vitit të kaluar më këtë komunë janë: “Furnizim me pajisje medicionale për nevojat shëndetësore”, çmimi 13, 441.00 euro, “Furnizim me pajisje medicionale për nevojat shëndetësore të QMF-ve dhe AMF-ve”, çmimi 60, 435.00 euro, “Furnizim me pajisje medicionale për nevojat e shërbimeve shëndetësore të QKMF, QMF, AMF”, me çmim 34, 990.00 euro, “Furnizim me pajisje medicionale për nevojat e shërbimeve shëndetësore”, më çmim prej 28, 356.00 euro, “Furnizim me pajisje medicionale për nevojat e shërbimeve shëndetësore”, me çmim prej 48, 998.00 euro. /Mentor Buzhala -Lajmi.net/

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit ia përgatit një kompanie të caktuar tenderin për furnizim me kontejner

Komunës së Mytaher Haskukës nuk i ec tenderi që ia përgatiti një kompanie të caktuar