Juventus ‘humbësi’ kryesor nëse Dybala vendosë të qëndrojë

Sipas La Gazzetta dello sport, Paulo Dybala mund të refuzojë edhe një herë të largohet nga Juventusi nëse klubi nuk do t'i ofrojë atij një zgjatje të kontratës.

Sport

26/03/2021 15:26

Gjigandët e Serie A i ofruan Dybalas një kontratë të re 10 milion € në vit gjatë verës, por lojtari refuzoi propozimin, përcjell lajmi.net.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Dybala mund të refuzojë të largimin nga Juventusi në verë nëse klubi nuk i ofron atij një marrëveshje të re.

Ky mund të jetë skenar më i keq i mundshëm për klubin, pasi kontrata e Dybalas përfundon në vitin 2022 dhe ai do të largohet si agjent i lirë pastaj.

Nënkryetari i Juventusit Pavel Nedved pranoi se Zonja e Vjetër po “konsideron çdo mundësi” në treg kur u pyet për të ardhmen e Argjentinasit në Torino.

Sipas raportimeve në Itali, të dy Chelsea dhe Tottenham po monitorojnë nga afër situatën e 27 vjeçarit./Lajmi.net/