Zbulohen dy prioritetet e Juventusit për afatin kalimtar të verës
La Gazzetta dello Sport raporton se Sergio Aguero dhe Moise Kean janë duke u monitoruar me kujdes nga klubi i Juventusit.
Sport
Pas një eliminimi të hershëm në Ligën e Kampionëve, ‘Zonja e Vjetër’ po mendon që të sjellë lojtarë të ri në klub, transmeton lajmi.net.
Dy prioritetet kryesore të tyre janë transferimi i Agueros, si agjent i lirë (pasi kontrata e tij mbaron në qershor), dhe ish-lojtarit të tyre, Moise Kean.
Edhe pas transferimit të lojtarit, Cristiano Ronaldo, gjiganti italian dështoi në fazën evropiane.
Juventus po planifikon shitjen e Paulo Dybalas, pasi argjentinasi nuk po gjen formën e tij më të mirë në klub./Lajmi.net/