Trezeguet: Lautaro dhe Lukaku janë dyshja më e fuqishme

Ish sulmuesi i Juventusit, David Trezguet ka thënë se dyshja e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku janë partneriteti më i fortë në Seria A.

Sport

25/03/2021 15:27

43-vjeçari që ka shënuar 171 gola në 320 ndeshje me “Bianconerët” bisedoi për Tuttomercatoweb, për situatën momentale në Seria A, transmeton lajmi.net.

Trezeguet thotë se dy sulmuesit shënojnë shumë dhe i përgjigjen kërkesave të Contes.

“Dyshja Lukaku-Lautaro janë më të rëndësishmit. Janë dy lojtarët që shënojnë shumë, i përgjigjen nevojave të Contes”.

Francezi gjithashtu ka mbetur i impresionuar nga statistikat e Cristiano Ronaldos dhe Milanit.

“Pastaj është Cristiano Ronaldo që vazhdon ta dëshmojë dëshirën e tij”.

“Askush nuk e ka pritur Milanin në këtë nivel, por dëshmuan se janë mjaftë garues. Niveli i kampionatit është rritur shumë”, deklaroi ai.

Inter shihet si favoriti kryesor për të fituar Seria A këtë edicion./Lajmi.net/