Dy transferimet që kërkohen nga Ronaldo te Juventusi

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dëshiron dy transferime të reja në skuadër te "Bianconerët" dhe do të diskutojë me klubin pas një sezoni.

Sport

25/03/2021 14:17

Ka pasur raportime që portugezi do largohet, por kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022 dhe sipas Gazzetta dello Sport, ai dëshiron ta përmirësojë “Zonjën e Vjetër”, transmeton lajmi.net.

Ky raport zbulon se Ronaldo dëshiron se paku dy bashkëlojtarë të rinj që t’i ndihmojnë klubit të këtë ambicie për trofe evropian.

Ribashkimi me Karim Benzema shihet si i pamundshëm, por Juventus do nënshkruajë me një lojtar që luan si francezi.

Ronaldo gjithashtu dëshiron bashkëlojtar në mesfushë, një mesfushor ofensivë që t’i jap asistime.

Momentalisht, portugezi është te Kombëtarja e tij në kualifikimet për Kupën e Botës./Lajmi.net/