Zëvendës-presidenti i Juventusit, Nedved: Ronaldo i paprekshëm, Pirlo mbetet trajner
Tash e disa javë ka raportime të shumta lidhur me shkarkimin e Andrea Pirlos dhe së ardhmes të Cristiano Ronaldos.
Sport
Por, mesa duket të dy do mbesin në Torino edhe për edicionin tjetër, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved për DAZN.
“Cristiano Ronaldo do qëndrojë te Juventusi, është i paprekshëm”.
“Gjithashtu, Andrea Pirlo do jetë trajneri ynë edhe në edicionin tjetër”, tha ai.
“Bianconerët” këtë sezon iu ka mbetur vetëm që të fitojnë Kupën e Italisë, ngase janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa janë 10 pikë prapa Interit në Seria A./Lajmi.net/