Kontrabandë me emigrant, policia ndalon pesë persona që po hynin ilegalisht nga Shqipëria
Policia e Kosovës, gjatë natës së mbrëmshme ka hasur në kontrabandë me emigrant.
Lajme
Njësia policore e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër PKK Vermice, ka vërejtur pesë persona refugjat të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Shqipërisë në të Kosovës ,duke hyr në një automjet i cili dyshohet se ishte në pritje.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të cilit i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tij është sekuestruar”, ka njoftuar policia e Kosovës.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i Migrimit dhe njësiti i Hetimeve Regjionale për procedura të mëtejme hetimore./Lajmi.net/