Ndërpritet përkohësisht sistemi i Tatimit në Pronë në komunën e Prishtinës, shkaku rregullimeve teknike
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sistemi i Tatimit në Pronë është ndërprerë përkohësisht. Sipas komunës ndërprerja është bërë për shkak të disa rregullimeve teknike që po realizohen nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë. Sipas njoftimit, ndërprerja është bërë sot, më 4 maj 2026, dhe mund të shkaktojë pengesa të…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sistemi i Tatimit në Pronë është ndërprerë përkohësisht.
Sipas komunës ndërprerja është bërë për shkak të disa rregullimeve teknike që po realizohen nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë.
Sipas njoftimit, ndërprerja është bërë sot, më 4 maj 2026, dhe mund të shkaktojë pengesa të përkohshme në ofrimin e shërbimeve për tatimpaguesit deri në përfundimin e procesit të rregullimit të sistemit.
“Të dashur qytetar, Kryeqyteti njofton të gjithë tatimpaguesit se, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë, sot më 04.05.2026 është ndërprerë përkohësisht Sistemi i Tatimit në Pronë, për shkak të disa rregullimeve teknike që janë duke u realizuar”, thuhet në njoftim.
Tutje, komuna ka bërë të ditur se si pasojë e këtyre punimeve teknike, qytetarët mund të përballen me vonesa ose ndërprerje të përkohshme të shërbimeve.
“Për këtë arsye, mund të ketë ndërprerje të përkohshme në ofrimin e shërbimeve deri në përfundimin e procesit të rregullimit të sistemit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet më tej në njoftim.