Dybala ‘vuan’ për Juventusin

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka thënë se është duke vuajtur ngase nuk mund të jetë në fushë dhe ka konfirmuar se do jetë i gatshëm të rikthehet në aksion pas pushimit.

Sport

22/03/2021 23:00

Argjentinasi është duke hasur në probleme me gjurin që nga lëndimi ndaj Sassuolos në janar, transmeton lajmi.net.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje këtë sezon dhe ishte i vetmi lojtar që reagoi në rrjetet sociale pas humbjes befasuese nga Benevento.

“Asgjë nuk do më bënte më të lumtur se të isha në gjendje t’i ndihmoj skuadrës këta muaj”.

“Vuajtja është e njëjtë ose edhe më e madhe kur nuk je në fushë me bashkëlojtarët”.

“Ka edhe dy muaj që të vazhdojmë dhe duhet të jemi të bashkuar, tani më shumë se kurrë”.

“Do vazhdoj stërvitjen dhe nuk mund të pres derisa të bashkohem me bashkëlojtarët pas pushimit. Ne jemi Juve”, shkroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

Dybala ka realizuar tri gola në të gjitha garat këtë edicion, derisa kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022./Lajmi.net/