Pesë ndeshjet që do jenë vendimtare për të ardhmen e Pirlos
Drejtori sporti i Juventusit, Fabio Paratici insiston se Andrea Pirlo do mbetet pjesë e klubit, por pesë ndeshjen do jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.
Sport
Juventusi është 10 pikë prapa liderit, Inter dhe janë eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/16 e finales, përcjellë lajmi.net.
Sipas Tuttosport, trajneri duhet të rregullojë gjërat nëse dëshiron të mbajë punën e trajnerit dhe nuk është e mjaftueshme vetëm sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.
10 ndeshje kanë mbetur në ligë para se të mbyllet sezoni dhe katër prej tyre janë kundër kandidatëve kryesorë për top katër.
“Bianconerët” do përballen me Napoin me 7 prill, tri ditë pas derbit ndaj Torinos, ndeshja e parë e cila do jetë pas pushimit internacional.
Pastaj, Pirlo do udhëtojë Atalanta me 18 prill dhe do përballet me dy skuadrat, Milan dhe Inter me 9 maj dhe 16.
Juventus gjithashtu do zhvillojë finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas me 19 maj.
Në rast se në këto pesë ndeshje Pirlo nuk siguron fitore, atëherë më shumë gjasa do shkarkohet nga stoli.
Ndeshjet e Juventusit për këtë sezon:
Torino-Juventus (3 prill)
Juventus-Napoli (7 prill)
Juventus-Genoa (11 prill)
Atalanta-Juventus (18 prill)
Juventus-Parma (21 prill)
Fiorentina-Juventus (25 prill)
Udinese-Juventus (2 maj)
Juventus-Milan (9 maj)
Sassuolo-Juventus (12 maj)
Juventus-Inter (16 maj)
Bologna-Juventus (23 maj)./Lajmi.net/