Kurti premton fuqizim të ekonomisë, thotë se parakusht janë bizneset e udhëhequra nga gratë
Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, derisa po shpalos programin e tij qeverisës para dputëteve në sallë, ka folur edhe për ekonminë, si sektorë me prioritet.

Lajme
Ai ka thënë se do të fuqizohet ekonomia, duke bërë reformë.
“Do të kemi ekonomi ku ka më shumë prodhim, respektim të të drejtave të punëtorëve, ekonomi pa monopole e ndërmarrje publike. Ndërmarrësëve tonë do t’i ofrojmë çasje në financa. Mbështetje do të shtohet për bizneset që arrijnë të kenë qasje në tregun ndërkombëtarë. Ruajtje dhe rritja e punëmarrësve, sidomos të grave, perosnave të familjeve në nevojë janë prioritet i jonë. Mbështetje shtesë do të ketë për bizneset që promovojnë efiçiencë apo truzimine vendit. Qeveria do të përkrahë gratë, qoftë përmes mbështetjes aktive të saj ën ndërmarrëse. Rritrje e bizneseve me pronare gra është parakusht për fuqizimin e ekonomisë”, tha ai.
Sipas tij, prioritet do të jetë edhe bujqësia dhe se që grandet dhe subvencionet të shkojnë direkt tek bujqit. /Lajmi.net/