Receta që se keni dëgjuar kurrë më parë e patateve, që duhet ta provoni menjëherë!

Ju sigurisht nuk e keni dëgjuar kurrë më parë këtë recetë, por nuk do ta ndërroni më!

Lifestyle

22/03/2021 11:06

Në ka një ushqim që konsiderohet shpëtimtar kundër krizës globale të ushqimit, ajo është patatja, transmeton lajmi.net.

Kjo vlen jo vetëm për shkak të të çmimit të ulët por edhe vlerat e saj. Patatja, është një burim i pasur i vitaminës C dhe B6, manganit, fosforit, niacinës dhe acidit pantotenik.

Fibra dhe kaliumi tek patatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rrjedhimisht duke ulur tensionin e gjakut.

Disavantazhi kryesor i konsumimit të patates qëndron tek fakti që ka një sasi të lartë karbohidratesh që rrisin nivelin e sheqerit në gjak krejt papritur dhe më pas e ulin atë menjëherë.

Kjo recetë mund të përgatitet në 30-40 minuta.

Përbërësit:

  • 2-3 patate
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • Treçerek luge çaji kripë
  • 2 lugë gjelle ujë të nxehtë.

Përgatitja

Përgatitjen e kësaj recete mund ta nisni që një ditë më parë.

Vendosni një tenxhere të mbushur me ujë të kriposur në zjarr dhe ziejini patatet me gjithë lëkurë për 15 minuta.

Kullojini dhe mbajini në frigorifer.

Të nesërmen, qerojini patatet sa janë të ftohta dhe më pas kalojini në rende.

Në një tigan shkrini gjalpin dhe dalëngadalë shtoni patatet dhe kripën.

Tiganisini ato në një temperaturë të ulët duke u ndërruar anën deri sa patatet të jenë të buta dhe të marrin një nuancë të verdhë, ose për rreth 3 minuta.

Me lugën e drurit, shtypini patatet duke u dhënë formën e brumit në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Spërkatini me ujë të ngrohtë, mbylleni kapakun dhe lërini të kavërdisen.

Herë pas here tundeni tiganin që të pengoni ngjitjen e patates dhe shtoni gjalpë deri sa patatja e shtruar të jetë krokante dhe e artë ose për rreth 10-15 minuta.

Servireni të ngrohtë./Lajmi.net/