Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi shkon në pauzë

Është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Lajme

22/03/2021 10:59

Ky komision do të përbëhet nga një anëtarë nga secili parti parlamentare.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është Adnan Rrustemi, Ganimete Musliu nga PDK, Besian Mustafa nga LDK, Time Kadrijaj nga AAK dhe nga një anëtarë të partive të komuniteteve joshumicë.

Pas kësaj, drejtuesi i seancës së sotme, Avni Dehari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se deputetët do të shkojnë në pauzë 20 minutëshe derisa të përfundojnë përgatitjet e nevojshme nga ky komision.

Në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës është bërë i qartë edhe rendi i ditës.

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Dhënia e betimit të deputetëve,

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit./Lajmi.net/