Receta e thjeshtë e lulelakrës në furrë – Dreka sot
E shëndetshme dhe e shijshme; Lulelakër në furrë.
Lifestyle
Përbërësit:
1 lulelakër
50 g gjalpë
50 g miell
500 ml qumësht
50 g parmigiano
100 g gouda
Arrë myshk
Kripë
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën ne boçe, e ziejmë 2-3 minuta.
Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem.
Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë.
Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmiagiano.
E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta. /Lajmi.net/