Fabio Paratici konfirmon: Kemi një projekt, pavarësisht rezultateve Pirlo mbetet në krye

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar mbështetjen e klubit tek Andrea Pirlo.

Sport

22/03/2021 10:21

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, asnjë zyrtar i “Bianconerëve” nuk u prononcua për media, ndërsa pas disfatës nga Benevento po.

Juventusi humbi ndeshjen nga Benevento në Allanz Stadium, Juve u mund me rezultatin 1-0 dhe pas ndeshjes, mediat italiane filluan spekulimet se puna e Pirlos është në rrezik. Por heshtjen e they Paratici.

Fabio Paratici ka folur për mbarëvajtjen e sezonit të Juventusit, shkruan lajmi.net.

“Kemi një projekt, një program, do shkojë përpara pavarësisht rezultateve”, tha ai.

“Kështu që Pirlo do mbetet në krye edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Paratici./Lajmi.net/