Paratici: Kemi vendosur ta mbajmë Cristiano Ronaldon
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo nuk do largohet nga Torino.
Sport
Qysh pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve, ka raportime se portugezi do largohet nga “Bianconerët”, transmeton lajmi.net.
Por, Paratici ka bërë të ditur se Juventus nuk mendon ta largojë pesë herë fituesin e Topit të Artë.
“Kemi vendosur ta mbajmë Cristiano Ronaldon. Është lojtari më i mirë në botë dhe ai do qëndrojë më ne”, tha ai.
Ndërkohë, Cristiano është bërë golashënuesi numër një në histori me 770 gola të shënuara./Lajmi.net/