Pirlo merr lajm të mirë, një lojtar shërohet nga COVID-19

Juventus njofton se Rodrigo Bentancur është rikuperuar nga COVID-19.

Sport

19/03/2021 14:37

Reprezentuesi i Uruguait doli pozitiv me COVID-19 më 4 mars dhe pritet të rikthehet në fillimin e prillit, transmeton lajmi.net.

“Rodrigo Bentancur i është nënshtruar siç duhet protokolleve për të dalë negativë në rezultat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

“Lojtari për këtë arsye është rikuperuar dhe nuk është në izolim nga dita e sotme, ku edhe është bashkuar me klubin.”

Zonja e Vjetër do të luajë ndaj Beneventos të dielën në Allianz Stadium, nga ora 15:00./Lajmi.net/