ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Inter – Sassuolo shkaku i COVID-19
Ndeshja ndërmjet Interit dhe Sassuolos e cila ishte e paraparë të mbahej të shtunën në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.
Sport
Ndeshja ndërmjet Interit dhe Sassuolos e cila duhej të luhej të shtunën në orën 20:45 në kuadër të xhrios së 28-të të Serie A është shtyrë shkaku i shpërthimit të COVID-19 tek kampi “Nerazzurri”, transmeton lajmi.net.
Lega Serie A ka marrë vendim për shtyrjen e ndeshjes.
Tani ekzistojnë katër raste pozitive me COVID-19 në skuadër, Danilo D’Ambrosio, Samir Handanovic, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino.
Vendimi vjen si pasojë e frikës së përhapjes së virusit./Lajmi.net/
UFFICIALE – Inter-Sassuolo rinviata a data da destinarsi – https://t.co/XUw3xSR7C5 pic.twitter.com/ICVOQ1h8au
— SpazioInter.it (@SpazioInter) March 18, 2021