Rreziku që vjen nga letra e aluminit – Ajo kontaminon ushqimin

A e dini sa alumin përthithim nga kjo letër nëse e përdorim për të pjekur ushqimet e preferuara? A na kanoset rrezik prej saj? A mund të gatuajmë me të?

Lifestyle

18/03/2021 09:44

Letra e aluminit nuk mungon asnjëherë në raftet e kuzhinës. Këtë letër shkëlqyese e përdorim për të mbështjellë çdo gjë që gjejmë në kuzhinë, shkruan “AgroWeb”.

Por a është e sigurt për një përdorim kaq masiv?

A duhet të shqetësohemi për praninë e aluminit?

Shkencëtarët kanë zbuluar sasi të larta të aluminit në trurin e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzhaimerit. Kjo substancë ngadalëson ritmin e zhvillimit të qelizave të trurit, transmeton lajmi.net.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se alumini në shumë produkte kozmetike siç janë deodorantët mund të inkurajojë zhvillimin dhe rritjen e kancerit të gjirit.

Këto të dhëna kanë shkaktuar mjaft shqetësim dhe kanë motivuar njerëzit që të zgjedhin produkte pa alumin në mënyrë që të kenë një higjenë personale pa toksina.

Megjithatë, të njëjtët njerëz nuk kanë arritur dot të heqin dorë nga letra e aluminit.

A e dini sa alumin përthithim nga kjo letër nëse e përdorim për të pjekur ushqimet e preferuara? A na kanoset rrezik prej saj? A mund të gatuajmë me të?

Metalet e enëve që përdorim për gatim, dashje pa dashje përfundojnë në pjatën tonë.

Kjo është arsyeja përse njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të gatuajnë në enë prej hekuri. E njëjta logjikë vlen edhe për ata që duan të rrisin nivelet e aluminit.

Për fat të keq, një studim ka treguar se sasia e aluminit që çlirohet nga letra në fjalë gjatë procesit të gatimit është përtej limitit të lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sasia e çliruar e aluminit nga kjo letër nuk varet vetëm nga temperaturat e ushqimit.

Ushqime acidike siç janë limoni ose domatja përshpejtojnë procesin e lëshimit të këtyre substancave dhe e shkrijnë aluminin në ushqim shumë më shpejt se zakonisht.

Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej letrës, atëherë më mirë përdoreni për të ruajtur ose ngrirë ushqimet në frigorifer.

Letra e aluminit nuk është armiku i vetëm në kuzhinë. Shumë prej tenxhereve kanë shtresa alumini.

Nëse dëshironi të jeni më të sigurt, atëherë zgjidhni enë hekuri, qeramike ose çeliku dhe mbi të gjitha hiqni dorë nga letra e aluminit.

Ju duket e vështirë? Për fat të mirë ka shumë alternativa të mira të kësaj letre të dëmshme: letra kalk kuzhine, napa ose letër dylli. Ruajini perimet në ujë të freskët në frigorifer.

Mund të përdorni napa, gjethe misri, madje edhe lëkurë banane për të ngrohur në avull ushqimet tuaja, ose përdorni enë qelqi për t’i ruajtur ato.

Qëndroni larg kapakëve plastikë. Vullneti është çelësi i një jete të sigurt. Nëse dëshironi, ju mundeni të jetoni një jetë pa letër alumini. /Lajmi.net/