Bukët e vogla në tigan – Receta holandeze
Konsumi i lartë i bukës nxitet edhe nga mënyrat e larmishme të përgatitjes së saj.
Lifestyle
Aroma e bukës së sapo dalë nga furra nxit lumturinë, thonë shkencëtarët irlandezë.
Sipas tyre, aroma e bukës ka tendencën të nxisë kujtime që i kthejnë njerëzit në momente të caktuara por shumë të lumtura të fëmijërisë së tyre.
Buka është një nga ushqimet bazë për miliarda njerëz në botë.
Konsumi i lartë i bukës nxitet edhe nga mënyrat e larmishme të përgatitjes së saj.
Përbërësit:
1 patate e madhe, e zier dhe e shtypur në formën e puresë
2 lugë e gjysmë çaji maja
1 lugë çaji sheqer
350 gramë miell
1 lugë gjelle vaj
Çerek luge gjelle kripë
Gjysëm filxhani qumësht
2 thelbinj hudhër
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni purenë e patates, majanë, sheqerin, miellin, vajin, kripën dhe qumështin.
Përziejini mirë me një lugë druri deri sa të formoni brumin.
Më pas punojeni me duar për rreth 5-7 minuta.
Brumin hidheni në një enë tjetër të yndyrosur dhe lëreni mënjanë deri sa të dyfishohet në masë.
Pasi brumi të ketë ardhur, ndajeni në katër copë dhe secilës jepini një formë rrethore dhe spërkateni me miell.
Mbulojini ato me një napë të pastër dhe lërini mënjanë për 20 minuta të tjera.
Vendoseni tiganin e thellë në sobë dhe hidhni vajin.
Kur ai të jetë duke u nxehur, hapini topat e brumit duke e shpuar në sipërfaqe me pirun ose me thikë.
Kjo do të pengojë fryrjen vetëm në pjesën e mesit dhe do të mundësojë skuqjen e duhur.
Skuqini bukët një e nga një duke i kthyer në të dyja anët deri sa të kenë ngjyrë të artë.
Më pas, sipërfaqen e tyre mund ta lyeni me pak vaj ulliri, hudhër e kripë. Ju bëftë mirë/Lajmi.net/