Inzaghi para ndeshjes ndaj Bayernit: Kemi arritur qëllimin tonë, ata meritojnë gjithë titujt e fituar

Simone Inzaghi ka thënë se Lazio duhet të shijojë çdo moment në sfidën ndaj Bayern Munich.

Sport

16/03/2021 18:36

Trajneri i Lazios ka thënë se klubi ka arritur qëllimin e këtij sezoni, duke u kualifikuar për fazën e 16 të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Lazio do të udhëtojnë për në Gjermani që të luajnë kundër Bayern Munich ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, pikërisht në Allianz Arena.

Pas fitores 4-1 të klubit Bavarezë, shpresat për një rikthim të mundshëm nga Lazio nuk janë aspak reale.

“E dimë se sa shumë kemi punuar këto vitet e fundit që të zhvillojmë ndeshje të këtij niveli, në një stadium prestigjioz dhe kundër një klubi kaq të madh”, ka thënë Inzaghi.

“Qëllimi ynë kryesor ishte të kualifikohemi për ndeshjet e fazës së eliminimit direkt për herë të parë pas 20 viteve dhe kemi arritur një gjë të tillë”, shtoi ai.

“Duhet të japim një performancë shumë të mirë kundër kampionit të Evropës dhe Botës. Ata janë një skuadër e fortë që kanë merituar gjithë titujt e fituar vitet e fundit”, përfundoi trajneri Lazios./Lajmi.net/