Bayern me mungesa të mëdha ndaj Lazios, rrezikojnë ndeshjen dy yjet e skuadrës

Kinglsey Coman dhe Manul Neuer nuk kanë stërvitur me skuadrën e Bayern Munich.

Sport

16/03/2021 18:23

Trajneri, Hansi Flick, ka konfirmuar se lojtarët Coman dhe Neuer kanë munguar në seancën e fundit stërvitore që klubi ka zhvilluar, raporton lajmi.net.

Bavarezët do të luajën ndeshjen e tyre të radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve, mirëpo kanë një epërsi prej katër golave pas takimit të parë, që është mbyllur me rezultat 4-1.

“Jam i kënaqur me atë çfarë bëmë në ndeshjen e parë. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë”, tha trajneri në konferencën e zakonshme një ditë përpara ndeshjes.

“Jemi në një seri të fitoreve radhazi dhe duam që një gjë e tillë të vazhdojë”, tha ai.

Tutje ai njoftoi publikun se Neuer dhe Coman nuk u stërvitën, por është akoma herët për të marrë një vendim mbi formacionin e mundshëm.

“Le të presim dhe të shohim nëse ato do të jenë në dispozicion. Unë do të marr një vendim përfundimtar nesër në mëngjes”, përfundoi Flick./Lajmi.net/