Receta e saktë e sallatës cezariane
Nuk ke nevoj të jesh kuzhinier që të përgaditësh lëtë sallatë!
Lifestyle
Përbërësit:
1 fileto pule
2 feta bukë të vogla ose 1 e madhe
200 g sallatë jeshile
50 g djathë Parmigiano
2 lugë lëng limoni
1 lugë salcë Worcester
2 lugë majonezë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Në tigan me pak gjalpë kaurdisim bukën e prerë në kubikë, po aty shtojmë pak vaj edhe skuqim filetën e pulës pasi e kemi marinuar me kripë dhe piper.
Vendosim në tas shtresa me sallatë jeshile, bukë të thekur dhe fileto pule.
Pregatisim salcën:
Në tas shtojmë majonezën, lëng limoni, salcën Worchester, parmigianon, kripë dhe piper.
Ia hedhim sallatës sipër dhe e shijojmë. /Lajmi.net/