Coman dënohet me 50 mijë euro sepse ishte me Mercedes G-Class në stërvitje

Ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman është lojtari më i fundit i dënuar sepse nuk ndjeku rregulloren e klubit.

Sport

15/03/2021 21:04

Coman nuk u paraqit me Audi në stërvitje, andaj klubi gjerman e dënoi me 50 mijë euro, përcjellë lajmi.net.

Francezi shkoi në stërvitje me Mercedes G-Class, gjë që është kundër rregullores së klubit.

Sipas Bild, Coman nuk preferoi ta lejonte makinën në qytet, andaj ishte i përgatitur për dënimin nga “Bavarezët”.

Thuhet se futbollistët e Bayern Munich e kanë obligim të jenë me Audi në ndeshje ose stërvitje dhe në rast që nuk e bëjnë, atëherë vijnë dënimet.

Kjo nuk është hera e parë, ngase këtë fat e kishin edhe Boateng (Mercedes), Sule (Ferrari) dhe Coutinho (Mercedes).

Bayern Munich nuk është skuadra e vetme me këto rregulla strikte, ngase kështu ndodh edhe te skuadra e Real Madridit, te kjo e fundit është e obliguar që futbollistët të jenë me Audi edhe në ngjarjet zyrtare te skuadrës./Lajmi.net/