Kingsley Coman rrezikon gjobë prej 50 mijë euro, kjo është arsyeja përse

Futbollisti i Bayern Munchen, Kingsley Coman, rrezikon një dënim nga klubi.

Sport

15/03/2021 10:17

Kingsley Coman rrezikon të gjobitet nga Bayerni sepse erdhi në stërvitje me veturën e tij të tipit Mercedes, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit sportiv, Stefan Bienkowski, Bayerni ka rregulla të rrepta të sponsorizimit ku parashihet që lojtarët të paraqiten në takimet zyrtare në klub me veturat Audi, sepse këta të fundit janë sponsor i klubit.

Sipas Murphy, gjoba kap vlerën e 50 mijë euro./Lajmi.net/