Atletico Madrid në rrezik, mund të mbetet pa yllin e tyre ndaj Chelsea

Atletico Madrid mund të mbetet pa portierin, Jan Oblak, për ndeshjen e dytë të fazës së 16 të finales në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/03/2021 10:37

Jan Oblak mungoi në seancën e fundit stërvitore të Los Colchoneros zhvilluan dhe tani ka raportime se ai mund të humbasë ndeshjen ndaj Chelsea, transmeton lajmi.net,

Atletico nuk është duke kaluar në një formë shumë të mirë, por prapë se prapë vazhdon të kryesoj La Ligan me 62 pikë.

Në anën tjetër, ata kanë humbur ndeshjen e parë në Madrid ndaj Chelsea pas goli të shënuar nga Oliver Giroud.

Atletico Madrid do të luajë kunder Getafes sonte me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/