Justin Bieber zbulon se nuk posedon telefon mobil dhe kjo gjë i ka ndihmuar atij
Justin thotë se ndjehet sikur nuk i detyrohet askujt asgjë.

ShowBiz
Justin Bieber ka zbuluar se ai nuk zotëron më një telefon celular dhe kjo e ka ndihmuar atë të krijojë ‘kufij’ në jetën e tij, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Këngëtari, 27 vjeç, në vend të kësaj bën komunikimet e tij përmes një iPad dhe ai këmbënguli që ai ‘nuk i detyrohet askujt asgjë’ mbi vendimin.
Justin tha se mungesa e tij e ka ndihmuar atë që të krijojë ‘kufij’ dhe ‘të jetë i vendosur’ me kë mban lidhje.
Duke folur me Billboard, ai zbuloi: ‘Unë patjetër kam mësuar se si të kem kufij dhe thjesht nuk ndihem sikur i detyrohem askujt asgjë.
“Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them vetëm jo dhe thjesht të jem i vendosur në të dhe të di se zemra ime [dëshiron] të ndihmojë njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka. Dua ndonjëherë, por thjesht nuk është e qëndrueshme”, shtoi artisti.
Justin rregullisht është fotografuar duke mbajtur iPad-in e tij në publik gjatë viteve ndërsa këngëtari është parë gjithashtu duke përdorur një telefon celular në të kaluarën, edhe pse në ditët e sotme ka të ngjarë t’i përkasë menaxhmentit të tij ose gruas Hailey pas asaj që deklaroi.
Gjatë intervistës, Justin foli ëmbëlsisht për gruan e tij Hailey, 24 vjeçe, pasi ata u kurorëzuan më 2018 kanë pasur një martesë e dytë bujare më 2019.
Këngëtari zbuloi se zgjohet në orën 8 të mëngjesit dhe sigurohet që ai të ndalet së punuari në orën 6 të mbrëmjes, në mënyrë që të mund të kalojë kohë me bashkëshorten e tij modele.
Duke folur për mbrëmjen e tyre tipike, Justin shtoi: “Gjuha e dashurisë së Haileyt është thjesht të shtrihemi për të parë një film.”
Para publikimit të albumit të tij të gjashtë, “Justice”, këngëtari gjithashtu pranoi se ai ishte kënaqur me procesin e bërjes së një albumi për herë të parë ndonjëherë. /Lajmi.net/