‘Juventus duhet të shesë Ronaldon’

Ish Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, beson se klubi ishte gabim kur nënshkroi Cristiano Ronaldon.

Sport

10/03/2021 16:59

Juventus u eliminua nga Liga e Kampionëve në 16-tën e finales, duke humbur nga Porto, shkruan lajmi.net.

“Ronaldo ishte një nënshkrim i gabuar, absolutisht,” tha ish Presidenti i Juventusit për Radio Punto Nuovo.

“Unë e kisha thënë atë në ditën e tij të parë në Juventus. Ai është një kampion i madh, por është shumë i shtrenjtë”, ka shtuar ai.

“Klubi duhet ta lirojë Ronaldon në fund të sezonit dhe e njëjta gjë vlen edhe për Paratici”, tha në fund./Lajmi.net/