“Një BE që nuk është e plotë, është më i dobët”, Rama: Me rëndësi ecja përpara me bashkimin e Europës

Para nisjes së punimeve të Samitit të 8 të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të mediave, duke thënë se me rëndësi është të ecet përpara me bashkimin e Evropës. Po ashtu kryeministri Rama deklaroi ndër të tjera se “një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe…

Lajme

04/05/2026 09:43

Para nisjes së punimeve të Samitit të 8 të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të mediave, duke thënë se me rëndësi është të ecet përpara me bashkimin e Evropës.

Po ashtu kryeministri Rama deklaroi ndër të tjera se “një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës”, tha Rama.

Pyetje: Cila është përparësia e Europës për negociatat me BE-në?

 Kryeministri Rama: Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës.

Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane

Pyetje: Çfarë mund t’ju ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen?

Kryeministri Rama: Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian.

Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u mikpritën nga Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.