​Bayern dëshiron ta shes Boateng

Kampioni gjerman dëshiron të largoj veteranin nga skuadra.

Sport

10/03/2021 16:39

Bayern Munich është i gatshëm që të shes mbrojtësin Jerome Boateng, raporton “Sport Bild”.

Mbrojtësi gjerman si duket nuk është më në planet e trajnerit Flick, dhe me blerjen e mbrojtësit të RB Leipzig Dayot Upamecano, Boateng nuk do mund të garojë për një vend në formacionin bazë, përcjell KosovaPress.

Chelsea dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e 32 vjeçarit, i cili momentalisht është i frustruar me rolin e tij tek Bayerni.

Këtë sezon, Boateng ka arritur të bëjë 20-të paraqitje në Bundesligën gjermane, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një të tillë për skuadrën e Bayern-it.