Buzëqesh Real Madrid, Eden Hazard rikthehet në stërvitje

Lajmet e fundit te skuadra e Real Madridit ishin me plotë lëndime, por lojtarët tani kanë nisur të rikthehen dhe ndër ta është edhe sulmuesi Eden Hazard që është rikthyer në stërvitje.

Sport

09/03/2021 14:21

Belgu që prej kalimit në “Santiago Bernabeu” ka pësuar lëndime të shpeshta, por sipas Diario AS, ai është rikthyer në stërvitje dhe ndoshta do jetë me skuadrën për ndeshjen e radhës kundër Elches, përcjellë lajmi.net.

Edhe “Los Blancos” duan që sulmuesi të rikthehet në fushë dhe të gjejë sa më shpejtë potencialin, në mënyrë që të jetë ndihmë për skuadrën, që është duke garuar për trofeun e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve.

Hazard ndoshta do jetë i gatshëm të tregojë nivelin e lartë në ndeshjen kthyese ndaj Atalantas, që do t’iu ndihmojë të kualifikohen tutje.

Sulmuesi ka nisur si titullar në katër ndeshje nga gjashtë shkaku i lëndimeve dhe në asnjërën nuk kompletoi 90 minuta të plotë.

30-vjeçari mund të thuhet se është përmirësuar këtë edicion, tri gola në 13 ndeshje duke krahasuar me vetëm një në 22 sezonin e fundit, por ende s’ka gjetur formën që kishte te Chelsea./Lajmi.net/