Atletico e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Realit
Atletico Madrid e përfundoi në epërsi pjesën e parë ndaj Real Madridit, ndeshje që është duke u zhvilluar në "Wanda Metripolitano", e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.
Sport
Një gol i Luis Suarezit ka mjaftuar për epërsinë e “Los Rijoblancos”, shkruan lajmi.net.
Pas një kundëraksioni, Marcos Llorente asistoi për Suarez, që në mënyrë mjeshtërore ‘tundi’ portën e Courtois.
Një rast i dyshimtë për prekje me dorë nga ana e Atleticos ishte në fundin e pjesës së parë, por pas rishikimit të VAR, arbitri nuk akordoi penallti.
Rezultati momental është 1 – 0./Lajmi.net/
https://twitter.com/almarcha_J/status/1368591537798578178