Nuk ka rrezik për lëndim afatgjatë, rikthehet shpejt Boateng
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, ka shpëtuar nga një lëndim.
Sport
Boateng luajti rreth 70 minuta në ndeshjen derbi ndaj Borussia Dortmundit, kur u detyrua të largohej nga loja, transmeton lajmi.net.
Boateng u pa duke e mbajtur këmbën dhe nuk dukej që ishte lëndim i lehtë për gjermanin.
Por, sipas “Bild”, gjermani është mirë dhe nuk ka rrezik që lëndimi i tij të jetë afatgjatë. Pra, Boateng do të riktheht shumë shpejtë.
Bayerni mundi Dortmundin edhe pse u gjend dy gola në disavantazh./Lajmi.net/