Adele dhe Simon Konecki finalizuan divorcin gati 2 vjet pasi njoftuan ndarjen e tyre
Adele është ndarë përfundimisht nga ish-bashkëshorti i saj.
ShowBiz
Adele dhe ish-burri Simon Konecki përfunduan divorcin e tyre gati dy vjet pasi ata njoftuan vendimin e tyre për t’u ndarë, konifrmoi Us Weekly.
Një gjykatës nënshkroi marrëveshjen të enjten, 4 mars, që do të thotë se Adele, 32 vjeçe dhe Konecki, 46, janë divorcuar zyrtarisht, transmeton lajmi.net.
U raportua se Adele dhe ish burri i saj paraqitën një paketë gjykimi muajin e kaluar, por nuk ishte nënshkruar nga gjykatësi deri më tani.
Në pako, të paraqitur nga fituesja i Çmimit Grammy, dyshja vendosi të përcaktojë të drejtat mbi pronën e komunitetit dhe borxhet përmes ndërmjetësimit.
Adele dhe ish-i i saj përfaqësuan veten e tyre në këtë çështje./Lajmi.net/