Benzema: Unë kurrë nuk i tregoj dobësitë e mia

Karim Benzema së fundmi ka zbuluar se nuk është imun ndaj kritikave dhe i ndjen ato sikurse çdo person tjetër.

Sport

05/03/2021 10:23

Një një intervistë për magazinën ICON, ylli i Real Madrid ka treguar se edhe ai është një qenie njerëzore, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e vërtetë që asgjë ska ndikim tek unë,” u shpreh ai.

“Unë kam ndjenja, por asnjëherë nuk i tregoi dobësitë e mia, edhe nëse i kam ato. Kur nuk ndjehem mirë, e mbaj për veti atë”, vazhdoi tutje francezi.

33 vjeçari ka arritur që të shënoi 12 gola dhe të regjistrojë pesë asistime në La Liga këtë sezon.

Megjithatë, ai është jashtë fushave për Real Madridin pasi ka një lëndim që nuk është rikuperuar akoma./Lajmi.net/