Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë para 5 minutash ku ka arritur në 6 shkallë të rihterit.

Lajme

04/03/2021 19:49

Sipas EMSC, tërmeti ishte me epiqendër në jug-perëndim të Thesaloniki, shkruan lajmi.net.

Thellësia e epiqendrës së termetit ka qenë 2 kilometra ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendet fqinjë.

Në rrjetet sociale qytetarët e Kosovës kanë shkruar se kanë ndjerë lëkundje të lehta të tokës. /Lajmi.net/